Tingulli OM (A-U-M)


Kur më kujtohet klasa ime e parë e yogas, definitivisht mund të them se momenti kur instruktorja në fund na ftoi me “chant” OM ishte momenti më "interesant" i seancës. Pasi që paraprakisht nuk kisha hulumtuar asgjë në lidhje me yogan kjo pjesë ishte befasi. Duke qëndruar në një dhomë të mbushur me njerëz me sy të mbyllur që këndonin një tingull të pakuptimtë ishte deri në një pikë edhe e frikshme. Yoga shpejt u bë aktiviteti im i preferuar mirëpo pjesa e “chanting” OM vazhdonte me qenë e pakuptimtë.


Definitivisht mua mu desht kohë e gjatë për të u bashkuar me grupin për këtë pjesë. Kishte diçka që më ndalonte për me lëshu veten, frika e humbjes së kontrollit apo thjesht më dukej shumë OK që të përfundoja një seancë edhe pa “chant” OM. Në fund të ditës edhe është OK, çdo kush bashkëngjitet në klasa të yogas për arsye të ndryshme dhe jo të gjithë duan të ndërlidhen me pjesën spirituale.


Përvoja si instruktore e yogas është pothuajse e njejtë, çdo ditë në klasa bashkëngjiten persona që janë ose shumë të hapur ndaj kësaj pjesë, ose vazhdojnë të qëndrojnë më sy të hapur deri në fund të seancës apo fillojnë me qesh. Mirëpo çka qëndron mbrapa tingullit OM?


Tingulli Om është një mantra ose vibrim që zakonisht “këndohet” në fillim dhe në fund të seancave të yoga. Nga Hinduizmi mantrat konsiderohet të ketë fuqi të lartë shpirtërore dhe krijuese. Çdo gjë në natyrë është konstant në lëvizje dhe lëshon zhurmë apo vibrime. Ky tingull përbëhet nga tri shkronja A – U – M të cilat kur i shqiptojmë rezultojnë në vibrim në frekuencën e 432 Hz, e cila është e njëjta frekuencë si çdo gjë tjetër që lëviz në natyrë. Prandaj kur lëshojmë tingullin OM bëhemi një me natyrën dhe gjithçka që na rrethon. Sipas studimeve të bëra chanting Om ka dobi fizike për trupin, duke ngadalësuar sistemin nervor, qetëson mendjen dhe ulu presionin e gjakut. Një nga benefitet më të dukshme të këtij tingulli është zgjatja e lirimit të frymës (exhale), rrjedhimisht mësohemi që të lirohemi nga kontrolli, "to let go" të dorëzohemi dhe të përqendrohemi në relaksim.


Nga praktika vërehet një ngritje e dozës së energjisë pozitive dhe relaksimit që përjetohet nga bashkimi i grupit në “këndimin” e tingullit OM. Vibrimi që përjetohet në dhomë kur njëzëri klasa “chant” OM i ngjan një eksperience surreale e cila na lidh më shumë me njëri tjetrin, me veten tonë dhe ta luftojmë egon. Prandaj herën tjetër që jeni në një seancë të yogas dhe keni dyshime apo hezitoni me u bashkangjit në “chanting”, vetëm provojeni nuk humbisni asgjë. Ndoshta dicka që na duket e kotë apo qesharake mund të rris akoma më shumë përfitimet e yogas për mendjen dhe trupin tuaj.


Namaste !

28 views

Follow

Contact

Address

Rr. Josip Rela, Prishtina 10000 Kosovo

©2019 by yoga me dodonen. Proudly created with Wix.com