Si te kujdesemi per yoga mats

Personat që praktikojnë yoga kohën që e kalojnë në “mat” apo shtrojë është kohë e çmuar relaksimi dhe fokusimi te vetvetja. Yoga “mats” janë zonë ku ne ndihemi rehat e të sigurtë. Gjëja e fundit për të cilën duhet të brengosemi në ato momente është papastërtia. Fatkeqësisht realiteti është ndryshe pasi që tashmë është dëshmuar se yoga mats jo vetëm në studio të yogas por edhe në palestra sportive ku praktikohen diciplina të tjera, janë bartës të shumë bakterieve. Bartja e bakterieve të ndryshme përmes yoga mats është e shpeshtë. Kur djersitemi gjatë ushtrimeve mund të bartim lehtë bakterie, viruse e infeksione te personi tjetër që e përdor të njëjtin mat. Nëse veq doni me u kujdes më shumë për shtrojën tuaj po i përmbledh disa metoda mjaft të lehta.


Dezinfektimi me “tea tree oil”.


Sapuni apo preparatet me kemikale mund të dëmtojnë shtrojën tuaj. Nëse doni të dezinfektoni shtrojën dhe në të njëjtën kohë ta ruani atë mund të përgatisni lehtësisht në shtëpi dezinfektues me tea tree oil. Në një shishe të vogël (500 ml) e përziejmë 1/3 uthull të mollës, 4- 5 pika “Tea Tree Oil” dhe pjesën e mbetur ujë. Tea tree oil mund të gjeni në Rossmann në Albi Mall. Ky lloj vaji në kombinim me uthullën është pastrues dhe dezinfektues natyral. Përveç që shtroja është e dezinfektuar gjithashtu mban erë të mirë pasi që vaji e neutralizon erën e uthullës!!





Pastrimi me ujë


Gjatë pranverës apo verës mundemi me i përdor yoga mats edhe në natyrë prandaj nëse veq keni nevojë ta lani shtrojën tuaj, ato mund të lahen edhe në makinën e rrobave! Shumica e yoga mats mund të lahen në makinë të larjes së rrobave në programe të shpejta, me ujë të ftohtë pa detergjent. Kjo mund të marrë më shumë kohë deri për shkak të tharjes por shtroja juaj do të duket si e re. Sidoqoftë, këtë metodë të larjes nuk e kisha propozu për mats të blerë në Jumbo pasi që dëmtohen më shpejt.


Nëse nuk doni me rreziku me këtë metodë, gjithmonë mundeni me la me dorë mirëpo kujdes në përdorimin e detergjentëve pasi që kemikatet mund ta dëmtojnë shtrojën tuaj!


Siguroni një yoga mat personal


Natyrisht, mënyra më e lehtë për tu ndier rehat në yoga mat është nëse keni shtrojën tuaj personale. Në Prishtinë apo Albi Mall mund të siguroni një mat më çmim nga 6 euro në Jumbo deri në 12- 17 euro në dyqane sportive si Sport Vision apo Intersport.


Nese keni ndonjë mënyrë tjetër më të cilën e pastroni shtrojën tuaj na shkruani :)



Namaste!

43 views

Follow

Contact

Address

Rr. Josip Rela, Prishtina 10000 Kosovo

©2019 by yoga me dodonen. Proudly created with Wix.com