Lendimet ne Yoga



Yoga definitivisht është mjaft e përfolur kohëve të fundit. Shpesh bashkangjitemi në studio të yogas duke synu poza të avancuara, tonifikim të trupit, rritje të fleksibilitetit e nganjëherë harrojmë esencën e praktikës sonë. Gjithmonë insistoj më ju rikujtu të gjithë atyre që bëjnë yoga se yoga është më shumë se asanat, pa vëmendje e koncetrim asanat janë vetëm aerobi/ushtrime fizike! Kur nuk jemi të vëmendshëm e kalojmë nga një pozë në tjetrën me shpejtësi e pa koordinim, pa shiku ku po e vendosim dorën e ku këmbën, pa i kushtu vëmendje se me cilën pjesë të trupit po e mbajmë peshën, pa e ndegju trupin shpesh herë ndodh që lëndohemi.


Një seancë e yogas fillon zakonisht me meditim apo pranayama (ushtrime të frymëmarrjes). Këto ushtrime kanë për qëllim me na e kthy vëmendjen të vetja e te trupi jonë. Gjatë asaj ore që jemi në klasë mundohemi me qenë një, mendja me trupin. Por shpesh as kjo nuk ndodh. Jemi të dekoncentrum prej ndodhive të ditës apo prej cka kemi me bo pas klasës. Edhe në këto raste mund të ndodh që lëndohemi.


Kur fillojmë me yoga apo kur e ndërrojme instruktorin, shpesh ai/ajo nuk na njeh dhe ndoshta merr perceptim të gabuar për fleksibilitetin apo forcën tonë. Ka raste kur ne si mësues të yogas dizajnojmë seanca që nuk janë të përshtatshme për secilin, apo bëjmë poza/asana në të cilat dikush nuk ndihet mirë pasi që cdo trup dallon nga tjetri! Në këto rast e lejojmë egon me na kontrollu dhe duke u mundu me u krahasu veten me të tjerët nuk e ndëgjojmë trupin tonë, nuk e respektojmë atë e lëndohemi!


Cdo trup është ndryshe nga tjetri. Yoga është proces individual. Nuk mundemi më u krahasu me askënd e as me qenë të ashpër me veten. Personalisht kur kom fillu me praktiku yoga, fleksibilitetin e kom pas zero. Jom nje nga ato raste qe në forward bend duart me kan mbrri deri te gjujt. Shpesh nuk e kom kuptu pse nuk po mbrrij ma shume e ma shpejt. Jom krahasu me të tjerët e ndoshta edhe kom shku përtej limiteve të mia për me ushtru cdo ditë apo me shty veten ma shumë për me mbrri ma shumë. Por e verteta është se yoga nuk është vetëm proces i anës fizike. Përmes saj mësojmë me respektu ma shumë veten e trupin tonë. Mësojmë se me kohë kemi me arrit të gjitha por duke liruar tension e jo duke e shty e duke i bo presion vetes. Yoga na mëson me pranu se aty ku jemi sot jemi perfekt, “it takes time for the body to open”. Qëllimi nuk është mos me pas ambicie apo mos me e shty veten, por thjesht me pas durim edhe mos me e shty veten deri në pikën ku mundemi me u lëndu.


Si praktikë yoga nuk është e lehtë. Të gjithë e dimë se në një seancë nuk është së kalojmë 50 min ulur duke meditu. Por nuk supozohet të jetë as aq e vështirë sa me përfundu më lëndime.

Ndëgjojeni trupin tuaj! Lakoni gjunjët, shkoni në baby pose sa here keni nevojë, modifikoni pozat, merrni kohë me marrë frymë. Përderisa e kuptojmë yogan si proces, nuk kemi nevojë me u ngut, nuk kemi nevojë me shty veten ma shumë se sa që mundemi. Kur e respektojmë trupin tonë e fokusohemi në mirëqenie të përgjithshme progresi do të vijë vet.

Namaste




50 views

Follow

Contact

Address

Rr. Josip Rela, Prishtina 10000 Kosovo

©2019 by yoga me dodonen. Proudly created with Wix.com